Lajmet e fundit

Shërbimet emergjente në Spanjë kanë konfirmuar viktimën e shtatë, pas aksidentit të autobusit për vigjilje të Krishtlindjeve të shtunën.
Ekipet nxorën trupin e një gruaje nga lumi Lerez në veri-perëndim të regjionit Galicia të hënën.
Kurse, dy të tjerë, përfshirë edhe vozitësi i autobusit, u lënduan pasi autobusi ra nga ura në lartësi prej 30 metra në lumë.
Sipas autoriteteve, moti i lig ka qenë shkaku i aksidentit, ndërkohë që vozitësi ka dalë negativ në testet për alkool dhe substanca narkotike, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.
Ekipet e shpëtimit fillimisht përfunduan kërkimet afër fshatit Pedre, jo shumë larg nga vendi i aksidentit pasi gjetën gjashtë trupa.
Mirëpo, ata vazhduan aksionin pasi një i mbijetuar tha se shoqja, me të cilën po udhëtonte nuk ishte në listën zyrtare të viktimave.