Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Indi

NULL NULL
15.06.2025 10:18

Shtatë persona kanë vdekur në Indi si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

Mjeti fluturues, po që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në shtetin verior të Uttarakhand në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin, transmeton Klankosova.tv.

Siç njoftojnë autoritetet lokale, aksidenti ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti i shenjtë Kedarnath, me destinacion Guptkashin, një vend i njohur pelegrinazhi në Himalaje.

Fluturimi pritej të zgjaste rreth 10 minuta, por u ndërpre tragjikisht si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e viktimave janë pelegrinë nga shtetet indiane Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Gujarat./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.