Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë (VIDEO) NULL NULL 16.08.2022 22:21 16.08.2022 22:21 Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistrale Prishtinë – Podujevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura. “Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai. Tutje, Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024