Shtatë protestues të vrarë dhe mbi 100 të plagosur në Sudan NULL NULL 26.10.2021 00:02 26.10.2021 00:02 Të paktën shtatë persona raportohet se kanë vdekur dhe rreth 140 janë lënduar pasi ushtarët qëlluan mbi turmat që kundërshtonin një pushtim ushtarak në Sudan. Protestuesit dolën në rrugë pasi forcat e armatosura shpërndanë sundimin civil, arrestuan liderët politikë dhe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme të hënën. Trupat raportohet se kanë shkuar shtëpi më shtëpi në kryeqytetin Khartoum duke arrestuar organizatorët lokalë të protestës, transmeton Klankosova.tv Grushti i shtetit është dënuar në mbarë botën dhe SHBA-ja ndaloi ndihmën prej 700 milionë dollarësh. Udhëheqësit civilë dhe homologët e tyre ushtarakë kanë qenë në mosmarrëveshje që kur sundimtari Omar al-Bashir u rrëzua dy vjet më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 25 minuta më parë