Shtatë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Shtatë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

NULL NULL
1 muaj më parë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth orës 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”.

Hoxha apeloj tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.

“Apelojme tek te gjithe drejtuesit qe te jene me vigjilent gjate drejtimit te aurimjeteve dhe te zbatojne rregullat qe dalin nga ligji mbi trafikun”.