Shtatë persona shoqërohen në polici pas të shtënave në Gojbulë të Vushtrrisë NULL NULL 02.10.2024 17:32 02.10.2024 17:32 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot më 2 tetor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë. Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut. Ai shtoi se janë konfiskuar edhe dy armë, dhe se nuk është raportuar për të lënduar. “Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”. “Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 1 orë më parë