22:01, 11 Shkurt 2019

16 persona kanë ndërruar jetë pas disa sulmeve ajrore në Siri.

Nga këto sulme të koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër caqeve xhihadiste, të vdekur kanë mbetur shtatë fëmijë, tetë gra dhe një burrë, shkruan AFP, transmeton Klan Kosova.

Këto informacione i ka dhënë kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Civilët janë vrarë derisa po provonin që të kalonin kufirin me Irakun.