SHSKUK njoftohet për arrestimin e dy kirurgëve të spitalit të Vushtrrisë NULL NULL 10.01.2023 16:28 10.01.2023 16:28 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë. SHSKUK-ja ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë që të ndërmarr masat e nevojshme, njofton Klankosova.tv. “Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi”. “Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftim. Ndryshe, tre kirurgë dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë – dy prej tyre A.L dhe E.S janë arrestuar nga policia, teksa edhe për kirurgun I.Z, Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 4 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 5 orë më parë