ShSKUK: Gjendja e Karricës është stabile, referojuni vetëm informatave zyrtare - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShSKUK: Gjendja e Karricës është stabile, referojuni vetëm informatave zyrtare

NULL NULL
22.01.2023 22:05

Nga Klinika Infektive në ShSKUK kanë njoftuar të dielën mbrëma për gjendjen e pacientit, Gjon Karrica.

“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.