ShSKUK: Fillon shërbimi i transportit neonatal në QKUK NULL NULL 11.12.2024 17:22 11.12.2024 17:22 Fotografi e autoambulances neonatale Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), respektivisht Klinika e Neonatologjisë, ka bërë përgatitjet për fillimin e Shërbimit të Transportit Neonatal. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky është një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe të menjëhershëm mjekësor. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari , së bashku me dr. Ardian Shefkiun, kanë parë nga afër përgatitjet e fundit që po realizohen nga stafi shëndetësor. “Për t’iu përgjigjur nevojave të transportit neonatal, është organizuar dhe realizuar një trajnim i veçantë për stafin shëndetësor, për të siguruar një transport të sigurt dhe efikas për foshnjat në gjendje kritike. Me këto përgatitje të avancuara dhe angazhimin e lartë të ekipit shëndetësor, pritet që shërbimi i transportit neonatal të nisë nesër nga Klinika e Neonatologjisë, ku do të bëhët transporti për rastet e paracaktuara nga Spitalet rajonale”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Sipas ShSKUK-së, ky hap përbën një arritje të rëndësishme për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke rritur cilësinë e kujdesit për pacientët më të vegjël dhe më të ndjeshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër 28 minuta më parë
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 1 orë më parë