Shri Lankë, shkon në 290 numri i të vdekurve pas sulmeve me bombë në kisha dhe hotele NULL NULL 22.04.2019 07:20 22.04.2019 07:20 Ka shkuar në 290 numri i të vdekurve pas tetë sulmeve më bombë që ndodhën në kisha dhe hotele dje në Shri Lankë. Mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe dhjetëra të huaj – Policia ka arrestuar 24 persona deri tash, transmeton Klan Kosova. Ministria e Mbrojtjes atje bëri të ditur se shumica e sulmeve janë kryer nga vetëvrasës me bombë, të cilët i përkasin një grupi, por akoma nuk dihet se kush janë. Vendi ka njoftuar se ka shpallur orë policore me efekt të menjëhershëm, se do të impononte një ndalim mediatik “të përkohshëm” pas këtyre shpërthimeve, ndërsa rrjetet online, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, janë bllokuar. Shri Lanka është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, duke qenë këto sulmet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile atje më 2009. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.