Shqyrtohet Projektligji për zyrtarët Publikë dhe për Pagat në Sektorin Publik NULL NULL 19.12.2022 10:50 19.12.2022 10:50 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është mbledhur në Kuvend për shqyrtim të dytë të Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik. Mbledhja është paraparë të nis në ora 10:00, por është shtyrë për disa minuta për mungesë të deputetëve. Në këtë diskutim po merr pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Bardhyl Dobra, përcjell Klankosova.tv. Në hyrje kryetari i komisionit theksoi se kjo do te jetë mbledhje e gjatë pasi do të diskutohen të gjitha komentet e marra nga zyrtarë publik. Deri në këto momente, Isak Shabani nga PDK-ja ka dalë kundër që këto projektligje të kalojnë me procedurë të shpejtë.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months