Shqiptari sulmon serben në Livoq të Gjilanit NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Në Livoq të Epërm në Gjilan, një burrë shqiptar ka sulmuar fizikisht një grua serbe. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës me ç’rast asaj i është ofruar ndihma mjekësor. Motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe djalit të personit të dyshuar, njofton Klan Kosova. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.