Shqiptari shtanget kur sheh foton e tij në paketën e cigareve NULL NULL 18.07.2019 18:45 18.07.2019 18:45 Një 60 vjeçar shqiptar është shokuar kur ka parë foton e tij të përdoret në një paketë cigaresh, si mesazh sensibilizues kundër konsumimit të duhanit. Shqiptari që jeton në Metz të Francës ka prerë këmbën pas një incidenti në vendin e lindjes në vitin 1997, ndërkohë që foto e tij ishte shoqëruar në paketë me shkrimin: “pirja e duhanit bllokon arteriet tuaja.” Por sipas avokatit të 60 vjeçarit, foto është përdorur pa lejen e tij. Foto u zbulua nga djali i shqiptarit, i cili kishte blerë paketën gjatë një udhëtimi në Luksemburg. “Ai (vëllai) po kthehej nga Luksemburgu. Pa thënë asnjë fjalë vendosi kutinë e cigareve në tavolinë. U shtangëm. Nuk po na besohej. Aty është babai ynë, shenjat e tij janë karakteristike”, ka deklaruar vajza e shqiptarit për Le Républicain Lorrain. Avokati Antoine Fittante thotë se i është drejtuar Komisionit Evropian për të mësuar se si foto e klientit të tij ka përfunduar në paketat që shiten në të gjithë Bashkimin Evropian. “Klienti im ndihet i tradhëtuar, i goditur në dinjitetin e tij, duke parë aftësinë e kufizuar të tij të shfaqet në paketë cigaresh, duhet të pranojmë se nuk është shumë e këndshme”, thotë avokati. 60 vjeçari dyshon se foto mund të ketë rrjedhur nga spitali ku kishte shkuar për konsultë, ndërkohë që në rastet kur foto të ngjashme përdoren për fushata sensibilzuese, procesi kalon në disa verifikime dhe publikimi bëhet me lejen e personit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025