Shqiptari rrah dhe bën për spital dy policë italianë NULL NULL 14.08.2024 20:01 14.08.2024 20:01 Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia në Itali, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës, transmeton klankosova.tv. Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit. Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Policia sipas lapsi.al, përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së skenarit të Banjskës – s’ia kemi frikën kërcënimeve të Serbisë 20/09/2024
Lajme Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor, godet mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut 20/09/2024