Shqiptari përfaqëson Sirinë në Bienale NULL NULL 17.05.2015 20:04 17.05.2015 20:04 Skulptura monumentale e quajtur ‘’Iceberg’’, ‘’Schegge’’- instalacioni me 18 tulla vertikale, ‘’Pillars of Light’’- me shtylla të dritës që përfaqësojnë akullnajat e ajsbergut dhe ‘’ Four Elements’’ janë katër veprat e artistit në këtë edicion të Bienales. Artisti shqiptar Helidon Xhixha sivjet është në mesin e 11-të artistëve që do të përfaqësojnë Pavijonin e Sirisë në Bienalën e Venecias. Bienalja ka kohë që ka hapur edicionin e saj të radhës ndërsa Siria vjen në këtë rast me konceptin ‘’Origjina e civilizimit’’. Skulptura monumentale e quajtur ‘’Iceberg’’, ‘’Schegge’’- instalacioni me 18 tulla vertikale, ‘’Pillars of Light’’- me shtylla të dritës që përfaqësojnë akullnajat e ajsbergut dhe ‘’ Four Elements’’ janë katër veprat e artistit në këtë edicion të Bienales. Krijimet e Xhixhës synojnë të flasë mbi problemet e mjedisit dhe ngrohjen globale përgjatë hapsirës në Venecia. Artisti Helidon Xhixha nga Durrësi është i njohur për punën e tij me përdorimin e çelikut dhe teknikave të tjera të reja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.