16:52, 28 Janar 2020

Pas 8 ditëve kërkime, është gjetur trupi i pajetë i shqiptarit Viktor Qosja, i cili ishte zhdukur nga data 19 janar 2020. Ai ishte nisur nga Venezia për në Viareggio me qëllim që të takonte vëllanë.

Vajza e tij ka denoncuar rastin në komisariat, pasi babai nuk ishte bërë më i gjallë. Mediat italiane informojnë se 58 vjeçari është gjetur i pa jetë në një kanal buzë binarëve hekurudhorë e rreth 1 km larg stacionit Pescia. Trupi është identifikuar edhe zyrtarisht nga familjarët.

Ka dyshime se 58-vjeçari ka zbritur gabimisht nga treni, ka tentuar të hpië sërish në të, por ka rënë fatalisht.

Për të nxjerrë rezultate të sakta për vdekjen e tij, është ngritur një grup i posaçëm nga pala italiane. Prokuroria italiane ka hapur një proces hetimor për të zbardhur motivin e vdekjes./Lapsi.al/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë