Shqiptari kapet me 494 mijë euro, i kishte fshehur në veturë NULL NULL 23.07.2021 11:58 23.07.2021 11:58 An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K Në doganën e Muriqanit janë sekuestruar 494.785 Euro. Mësohet se paratë i janë sekuestruar 56-vjeçarit Rudolf Radi, me origjinë nga Tirana. Policia sqaron se Radi ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, dhe gjatë kontrollit në vijën e dytë u gjetën të fshehura në mjet, 494.785 Euro. Shuma e madhe e parave nuk ishte deklaruar nga 56-vjeçari, ndaj dhe u bë sekuestrimi i tyre nga autoritetet. Ndërkohë mësohet se Rudolf Radi është arrestuar dhe mbi të rëndon akuza për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.