Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët vërshojnë Dortmundin, italianët ankohen se s’po gjejnë fansa të tyre

NULL NULL
15.06.2024 14:36
Tifozët shqiptarë në Dortmund
Tifozët shqiptarë në Dortmund

Tifozët shqiptarë kanë vërshuar rrugët që çojnë te stadiumi “Signal Iduna Park” në Dortmund të Gjermanisë.

Në një lidhje direkte nga Dortmundi, drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, përcjelli festën e jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë.

Sadiku arriti që të fliste edhe me dy tifozë italianë, të cilët gjendeshin në mesin e shqiptarëve.

Tifozët italianë thanë se ishin duke shikuar për fansa të tjerë të tyre “por nuk po mund të gjejmë shumë”.

“Jemi duke shikuar për fansa italianë, por nuk po mund të gjejmë shumë. Ata janë më shumë se ne. Mendoj se për Shqipërinë është një event më i madh sesa për Italinë. Jemi si vëllezër”, thanë ata, njofton Klankosova.tv.

Nga ora 14:00 Tifozët Kuq e Zi kanë paralajmëruar mbledhjen rreth 1 kilometër larg stadiumit “Signal Iduna Park”, për të marshuar tutje drejt shkallëve të stadiumit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.