Shqiptarët vendosin për ndërtimin e shtëpive te “Kroi i Vitakut” NULL NULL 20.05.2015 18:47 20.05.2015 18:47 Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve të Lagjes “Kroi i Vitakut” janë takuar të mërkurën në Zyrën Administrative në Veri për të gjetur një zgjidhje rreth vazhdimit të ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në atë lagje. Edhe pas disa orë bisedime të ndara të kryetarëve të dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq, me banorët shqiptarë dhe ata serbë, ku ka qenë edhe Adriana Hoxhiq, nuk është arritur ndonjë marrëveshje e qëndrueshme. Nazmi Ismajli, përfaqësues i banorëve shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”, është shprehur skeptik për rrjedhën e marrëveshjes së sotme. Ai tha se ka qenë kategorik kundër shtyrjes së datës 20 maj.Sipas tij, pavarësisht takimit të sotëm, nesër shqiptarët e “Kroit të Vitakut” do të bien një vendim rreth vazhdimit të ndërtimit të shtëpive të tyre. Kryetari i jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se po bëhen angazhime maksimale për ta zgjidhur problemin.Ai ka potencuar se është hera e parë që përfaqësuesit e serbëve të veriut janë dakorduar për kthimin e fqinjëve të tyre shqiptarë në atë lagje. Ndërkaq, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka falënderuar përfaqësuesit e të dyja komuniteteve për siç u shpreh, durimin dhe mirëkuptimin e tyre.Sipas tij, marrëveshja nënkupton që të inkuadrohen më shumë institucione siç janë ministrat dhe që nga nesër do të fillohet me takimet e radhës dhe me punë të mëtutjeshme. Në anën tjetër, shefja e administratës në komunën e veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, theksoi të jetë optimistë për marrëveshjen, duke falënderuar Qeverinë për interesimin dhe mbështetjen e saj në këtë drejtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024