Lajmet e fundit

Shqiptarët në Bruksel do të organizojnë një protestë në qendrën e kryeqytetit evropian me datë 4 tetor.
Një nga organizatorët e kësaj protestë, Ismet Ademi në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova tha se kjo protestë ka për qëllim për t'i treguar Evropës se shqiptarët nuk janë dakord me vendimin dhe se ky aktgjykim nuk mund të thirret në emër të tyre.
"Tani për momentin gjindemi në Bruksel bashkë me znj.Ornela që është edhe juriste në detyrë në Parlamentin e Brukselit... Shprehim kundërshtimin tonë të fuqishëm ndaj vendimit të 16 shtatorit në Hagë, ne e konsiderojmë këtë vendim si të padrejtë dhe bëjmë thirrje që krerët UÇK-së të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës. Sa i përket protestës së 4 tetorit që do mbahet në Bruksel para Parlamentit Evropian ka për qëllim të dëgjohet edhe zëri ynë, zëri i shqiptarëve që jeton në Belgjikë dhe në BENELUX, ju bëjë ftesë të gjithë shqiptarëve që të jenë në këtë protestë dhe t'i tregojmë Evropës që çlirimtarët të mos të dënohen në emrin tonë", tha ai.
Kurse, Ornela Prifti tha se kërkesa për një protestë të tillë në Bruksel ka qenë që nga 16 shtatori, kur është marrë vendimi në Hagë.
"Të them të drejtën, mbështetja dhe kërkesa për protestë e bashkatdhetarëve tanë ka qenë që atë ditë që është marrë vendimi në Hagë, direkt kemi qenë në kontakt dhe jemi munduar t'i përgjigjemi bashkatdhetarëve tanë për të organizuar një protestë për të ngritur zërin tonë, për t'u thënë që nuk jemi dakord me këtë vendim që u mor në emër të shtetit të Kosovës", tha ajo.