Lajmet e fundit

Qyteti i Ulmit u mbush sot me qindra shqiptarë të diasporës, të cilët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga klankosova.tv shihen qindra pjesëmarrës të mbledhur në qendër të qytetit, mes tyre familje me fëmijë, që mbanin flamuj kombëtarë të Shqipërisë dhe flamuj të UÇK-së, si dhe pankarta me mesazhe solidariteti.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me pjesëmarrës të organizuar rreth banderolave të mëdha të kuqe e zi.
