Shqiptaret ndezin pasarelën e Victoria’s Secret (FOTO) NULL NULL 09.11.2018 10:00 09.11.2018 10:00 Çdo vit, shfaqja e Victoria’s Secret bënë bashkë në një vend të famshmit. Si një nga shfaqjet më të mëdha të modës në botë të New Yorkut, kjo është më e shikuar e vitit me rreth 800 milionë shikues, transmeton Klan Kosova. Rita Ora ishte e përzgjedhura e këtij viti që të performojë në pasarelën e Engjëjve, e në një festë si kjo veshja ka shumë rëndësi. Ora kishte zgjedhur veshje me ngjyrë të zezë, por që nxirrte në pah linjat e saj trupore duke e kombinuar me shumë aksesorë ngjyrë ari. E shqiptarja tjetër Bebe Rexha, e cila po ashtu performoi u shfaq mjaft provokative me një veshje ngjyrë rozë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.