Shqiptarët e Tuzit shpërfillin Qeverinë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 25.02.2021 20:43 nga Qendresa Tershana 25.02.2021 20:43 Banorët e Tuzit, e që janë në shumicë shqiptarë, kanë protestuar sot. Ata assesi nuk iu bindën urdhrit të Qeverisë së Malit të Zi, që për 94 raste aktive me COVID-19 t’i mbyllin bizneset. Rezistencën e banorëve e organizoi vet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, pasi sipas tij kjo po bëhet për arsye politike dhe për t’iu hakmarrë shqiptarëve për vendosjen e flamurit të Kosovës në Tuz. Sipas Gjeloshajt, asnjë komunë tjerët që gjendet në zonë të gjelbër nuk është mbyllur, veç Tuzit. Gjeloshaj deklaroi se kjo është hakmarrje e kryeministrit Zdravko Krivokapiq, dhe zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, pasi ky i thirri dhe i pyeti pse nuk e kanë uruar për pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në orët e mbrëmjes situata në Tuz u qetësua, por cilat janë masat që do të merren ende nuk është bërë e ditur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.