Shqiponjat e përfundojnë garën në Paris - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiponjat e përfundojnë garën në Paris

NULL NULL
15.05.2023 15:23
Bad News Eagles

Ekipi shqiptar i Kosovës në CS:Go, Bad News Eagles e ka përfunduar garën në Majorin e Parisit.

BNE-ja pësoi humbje në përballjen e fundit ndaj ekipit FaZe, me rezultat 2-1, me mapa, duke e humbur mundësinë që të kualifikoheshin në fazën “Champions Stage”.

Ekipi shqiptar nga kjo garë pësoi tri humbje dhe mori një fitore.

Ata ndeshjen e sotme e nisën mirë duke e fituar mapën e parë në mënyrë të shkëlqyeshme, por pësuan humbje në dy mapat tjera. Ekipit shqiptar i mungoi paksa edhe fati, pasi në dy mapat e fundit bënë rikthime fantastike, duke pësuar  vetëm në fund. /Klankosova.tv.