Shqipëria vuan vetë, por s’e lë keq Kosovën për rrymë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria vuan vetë, por s’e lë keq Kosovën për rrymë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 16/08/2022

Shqipëria u bë sebep që kosovarët t’u shpëtojnë reduktimeve të rrymës të hënën e të martën.

Shkurtimet 6 orë me, e dy pa të, u eliminuan, pasi Tirana i dha energji Prishtinës, sipas një marrëveshjeje që dy vendet e kanë nënshkruar më herët.

Kosova do të mund të llogarisë në Shqipërinë, edhe herëve të tjera, ani pse kjo e fundit edhe vetë qëndron jo mirë në furnizim, në periudhën e verës, njofton Klan Kosova.

Megavatet e ardhur nga jugu mund të shtohen muajve të ftohtë, kur Kosovës i rëndohet situata energjetike.

Shqipëria shton prodhimin gjatë dimrit, meqë rrymën e fiton uji, që rritet në hidrocentrale për shkak të reshjeve më të shpeshta të stinës.