Shqipëria vitin e ardhshëm bëhet me aeroport të ri (VIDEO) NULL NULL 12.07.2019 16:52 12.07.2019 16:52 Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, për projektin e aeroportit të Kukësit, që është në proces ndërtimi. Sipas shefit të qeverisë, aeroporti do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. “MIRËMËNGJES ? dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij video-imazhi nga projekti i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama në Facebook, shkruan Top Channel përcjellë Klan Kosova. Aeroporti i Kukësit e ka përfunduar nderimin e tij në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në përdorim. Qeveria ka deklaruar se dhënia me koncesion do të mundësojë që përmes këtij aeroporti të fluturojnë mbi 300 mijë udhëtarë në vit me çmime low-cost. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024