Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme NULL NULL 25.06.2025 23:46 25.06.2025 23:46 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se deri në vitin 2035 synojnë të alokojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit për mbrojtjen dhe Sigurinë. Hasani tha se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës. “Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë — një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, tha Hasani, transmeton Klankosova.tv. Ai komentoi edhe vendimin që Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duke thënë se ky është një nder i madh për Shqipërinë. “Vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025