Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria sot synon fitoren, përballë ka Italinë

NULL NULL
15.06.2024 08:05
Shqipëria
Shqipëria

Sot Shqipëria do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin e Dortmundit, duke filluar nga ora 21:00.

Pra kanë mbetur edhe pak orë, që pritjes për një spektakël me plot emocione po i vjen fundi.

Kuqezinjtë nisin misionin e tyre në ‘Euro 2024’ ndaj kampionit momental të Evropës.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Po ashtu kryetari i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, është shprehur optimist për një fitore të Shqipërisë, pasi ditë më parë tha se “Shqipëria do të fitojë me rezultat minimal 1:0 kundër Italisë”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.