Lajmet e fundit

Shqipëria ka siguruar tri medalje në Lojërat Mesdhetare 2026 në Taranto të Italisë, të gjitha përmes mundjes.
Ardit Zeneli fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë, pasi mposhti grekun Stavros Ntounias 9-8, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë siguruar të paktën medaljen e argjendtë, pasi janë kualifikuar në finale.
Abakarov do të përballet me turkun Duman në kategorinë deri në 65 kilogramë, ndërsa Dudaev do të duelojë me Fati Vejselin për medaljen e artë në kategorinë deri në 74 kilogramë.
Shqipëria synon të shtojë numrin e medaljeve në ditët në vijim.