Shqipëria shtyn tenderin për naftë në Detin Jon NULL NULL 30.05.2015 14:03 30.05.2015 14:03 Pas Greqisë, edhe Shqipëria bën një hap pas, duke shtyrë tenderin për kërkim nafte në zonën e njohur si Joni 5. Kjo zonë është në qendër të debatit kohët e fundit, pasi Shqipëria dhe Greqia kanë të njëjtat pretendime. Tenderi është shtyrë për në datë 15 qershor, njofton Gazeta Shqip. Një zyrtar i Agjencisë së Burimeve Natyrore tha se ka një interes të madh nga kompani të huaja për të kërkuar për naftë në këtë zonë. Greqia pretendon se qëndron akoma në fuqi marrëveshja për ndarjen e detit, e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, kurse Shqipëria kërkon rinegocim. Ndërkohë në një koment të saj, gazeta e njohur Kathimerini shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama po e përdor këtë retorikë nacionaliste tani në prag fushate. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.