Shqipëria pret vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Evropian NULL NULL 07.11.2024 14:50 07.11.2024 14:50 Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti. “Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitit që vjen. Ka shumë gjëra për t’u diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane. Jemi krenarë ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama, shkruan A2 CNN. “Po marrim stafetën këtu për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri gjysmën e parë të vitit që vjen, dhe sigurisht ka shumë gjëra për të diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve evropiane, sigurisht, por ka edhe çështje të tjera për të diskutuar. Ne jemi shumë krenarë që të kemi mundësi që ta mirëpresim këtë takim”, tha Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik 22 minuta më parë
Lajme Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara 30 minuta më parë