Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë e ka thelluar epërsinë në 0-3 ndaj San Marinos në udhëtim, duke konfirmuar dominimin e plotë në këtë përballje.
Golin e tretë për kuqezinjtë e realizoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e 65-të të takimit, duke finalizuar me sukses një aksion të rrjedhshëm dhe duke mos i lënë hapësirë reagimi mbrojtjes vendëse, raporton Klankosova.tv.
Më herët, rrugën drejt rrjetës e kishin gjetur Anis Mehmeti dhe Myrto Uzuni, të cilët shënuan dy golat e parë për të ndërtuar avantazhin e sigurt të Shqipërisë.
Kjo sfidë zhvillohet në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve (Liga C).