Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria planifikon blerjen e gjashtë dronëve luftarakë nga Turqia

NULL NULL
22.09.2022 22:03

Shqipëria do të marrë gjashtë dronë bajraktarë luftarakë nga Turqia, ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama deklaroi ndër tjera se bisedimet janë bërë me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, dhe dronët do të përdoren për kontrolle të territorit për qëllime të ndryshme, përcjell klankosova.tv.

Kur u pyet në emisionin Opinion se: A do t’i paguajë Shqipëria dronët?, Rama u shpreh:

”Po, patjetër, dhe do të blihen me çmim të arsyeshëm”.

”Janë me pako, do të marrim 6 dronë të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, kundër kultivimit të drogës”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.