Shqipëria, një vit pas tërmetit tragjik (VIDEO)

Shqipëria, një vit pas tërmetit tragjik (VIDEO)

NULL NULL
nga Merita Neziri 2 muaj më parë

Tërmeti i 26 nëntorit, i vitit të kaluar, la shumë pasoja në Shqipëri.

Përveç në njerëz, ku humbën jetën 51 persona, dëmet ishin të konsiderueshme edhe në shtëpitë dhe banesat, ku jetonin kryesisht banorët e Durrësit dhe Thumanës. Të dyja këto vende ishin shumë të dëmtuara nga tërmeti 6.4 ballësh.

Rindërtimi ka kohë që ka filluar. Thumana pritet t’i ketë 150 shtëpi të reja, ndërkaq edhe banesat do të fillojnë së ndërtuari shpejt.

Ndërkaq, në Durrës ka ende banesa që do të rrënohen, pasi janë shpallur të pabanueshme, por që të gjithë banorëve të dëmtuar shteti u ka dhënë ndihmë monetare.