Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria nikoqire e Botërorit të MMA për nivelin amator

NULL NULL
nga Emanuell Syla 31.10.2023 20:29

Ish boksieri kosovar Arber Bellegu, është emëruar si trajner i Shqipërisë për sportin e MMA.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së MMA në Shqipëri, Arjan Rizaj.

Ndryshe, Bellegu si boksier ka 13 fitore, dhe është i pamposhtur, e ku në vitin 2022 pati fituar titullin ËBC Silver për të rinj në kategorinë Cruiser.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës së MMA në Shqipëri Arjan Rizaj, i tha Klan Kosovës se ditën e mërkurë, Tiranën sërish do ta vizitoj kryetari i Federatës Internacionale të MMA, Kerrith Brown, teksa po bëhen përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar rreth 50 shtete dhe diku rreth 500 atletë nga mbarë bota, duke përfshirë edhe Kosovën.

Nga 20 deri më 25 nëntor, në Parkun Olimpik në Tiranë do të zhvillohet Kampionati Botëror i MMA për nivelin amator.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.