22:48, 11 Qershor 2019

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë 2:0 në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë fituan në ndeshjen eliminatore të Evropianit 2020, duke shkuar në 6 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Pjesa e parë e lojës ishte pa gola, ndërsa me pas erdhen dy golat e fitores.

Sokol Cikalleshi shënoi në minutën e 66-të dhe Ylber Ramadani e shënoi golin e dytë në minutat shtesë.

Falë kësaj fitoreje, Shqipëria ende ka shpresa për kualifikim në Euro 2020.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë