Shqipëria merr masat e sigurisë, vendoset të zhvillohet ndeshja me Anglinë NULL NULL 25.03.2021 23:08 25.03.2021 23:08 U raportua se do të shtyhet, por kjo nuk do të ndodhë. Ndeshja Shqipëri-Angli do të zhvillohet sic ishte paraparë, të dielën nga ora 18:00, transmeton KlanKosova.tv. Kanë qenë ca shkaqe sigurie që kanë rrezikuar këtë takim, por që policia ka njoftuar Federatës e Futbollit të Shqipërisë se garanton siguri për kundërshtarin e Grupit I, në ndeshjen që do të zhvillohet në Air Albania Stadium. FFSH ishte kërkuar që të lejohej një numër të caktuar tifozësh që janë vaksinuar kundër COVID-19, por që qeveria e ka refuzuar këtë kërkesë. Policia shqiptare ka lëshuar një njoftim këtë të enjte në të cilën thuhet se ky takim mund të zhvillohet duke thënë se “kanë marrë të gjitha masat që garantojnë sigurinë dhe rendin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.