Shqipëria kandidate për Këshillin e Sigurimit në OKB, Meta, shteteve anëtare: Na mbështesni

Shqipëria kandidate për Këshillin e Sigurimit në OKB, Meta, shteteve anëtare: Na mbështesni

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbajti një fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 75-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit – përballja me COVID-19 përmes veprimit tonë të efektshëm shumëpalësh”.

Ai kërkoi më shumë kujdes për grupet shoqërore në nevojë dhe për të rinjtë, sipas tij efektet ekonomike do të ndikojnë që të kenë më shumë të papunë.

Ndërkohë nuk mungoi një thirrje e Metës për shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që ta mbështesin kandidaturën e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

“Shqipëria ka shpalosur kandidaturën e saj si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, për mandatin 2022-2023. U bëj thirrje të gjithë shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë”, tha Meta./ shkruan oranews.tv