Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria hap ambasadën e saj në Ukrainë

NULL NULL
04.10.2024 23:47
Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë dhe zëvendësministri e Punëve të Jashtme i Ukrainës, Yevhen Perebyinis
Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë dhe zëvendësministri e Punëve të Jashtme i Ukrainës, Yevhen Perebyinis

Shqipëria ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë.

Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë, paraditen e të premtes bëri prezantimin e kopjeve të kredencialeve me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyinis, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ceremoninë kredenciale ambasadori Filo e komentoi si nisjen e një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë.

Shqipëria në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.