Shqipëria gjobitet për herë të tretë nga UEFA, kësaj radhë me mbi 86 mijë euro NULL NULL 27.06.2024 13:34 27.06.2024 13:34 DUSSELDORF, GERMANY - JUNE 24: A general view is pictured during the UEFA EURO 2024 group stage match between Albania and Spain at Düsseldorf Arena on June 24, 2024 in Dusseldorf, Germany. (Photo by Andreas Rentz - UEFA/UEFA via Getty Images) UEFA ka vendosur që për herën e tretë ta gjobisë Shqipërinë. Shuma e këtij dënimi që ka mbërritur në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, është hiç më pak se 86 mijë e 500 euro. Kësaj radhe për shkak të disa incidenteve gjatë ndeshjes kundër Spanjës. “Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së transmeton Klankosova.tv Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës. Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.