Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria gati për forcimin e kapaciteteve parandaluese për shpërthimet e zjarreve

NULL NULL
12.06.2025 21:36

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se nga Gjirokastra, me stërvitjen “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, strukturat e mbrojtjes civile demonstruan angazhimin maksimal për të qenë të përgatitura për sezonin e verës.

Në një postim në Facebook, Vengu ka theksuar se trajnim po bëhet në bashkëpunim me UNDP-në në kohën kur rreziku nga zjarret nuk është i vogël.

“Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret  është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste”, ka thënë Vengu.

I njëjti shtoi e Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin e shpejtë në terren. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.