Shqipëria e fortë ndaj Kazakistanit 3:1 NULL NULL 15.11.2020 19:57 15.11.2020 19:57 Shqipëria nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e sontme ndaj Kazakistanit në “Air Albania Stadium”, duke fituar me rezultat 3:1. Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të National League. Kombëtarja llogarinë e hapi me Sokol Cikalleshin. Nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Ardian Ismajli. E kjo nuk ishte e tëra sa i përket golave në pjesën e parë, pasi Kazakistani e ngushtoi epërsinë në 2:1 me Aibol Abiken, i cili realizoi nga një largësi e madhe si pasojë e pakujdesisë së portierit Etrit Berisha. Pjesa e dytë u dominua sërish nga “Kuq e zinjtë”. Rei Manaj shënoi nga pika e bardhë për 3:1. Shqipëria është në vendin e dytë të grupit 4 me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia. Tre gola për 25 minuta në “Air Albania”, Shqipëria në epërsi ndaj Kazakistanit Përfundon pjesa e parë Shqipëri-Kazakistan 2:1 Rei Manaj ngrit epërsinë në 3:1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.