Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar edhe golin e dytë në përballjen ndaj San Marinos, duke thelluar avantazhin në 0-2 brenda pjesës së parë.
Pas golit të parë të realizuar nga Anis Mehmeti nga afërsia, radha për të tundur rrjetën i erdhi sulmuesit Myrto Uzuni, raporton Klankosova.tv.
Uzuni u tregua i saktë në minutën e 27-të të takimit, duke dyfishuar epërsinë për kuqezinjtë dhe duke e çuar rezultatin në 0-2.
🚨Myrto Uzuni doubles the lead.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 29, 2026
🇸🇲 San Marino 0-2 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/Xkbn9d9kMI
Shqipëria po kontrollon plotësisht rrjedhën e ndeshjes me një epërsi komode të krijuar që në gjysmëorën e parë të lojës.