Shqipëria drejt fitores së Eurovizion-it me Danin NULL NULL 12.05.2015 10:03 12.05.2015 10:03 Sipas gazetës së njohur austriake “DiePresse” “Shqipëria kësaj radhe ka shpresa për një marshim drejt titullit me këngëtaren Elhaida Dani. Shqipëria deri tani nuk ka festuar sukses të madh në SongContest. Garueses shqiptare në Vjenë, Elhaida Dani, iu desh së fundi ta ndërronte titullin e këngës”. Shtypi austriak e përcjell në çdo hap përgatitjen për mbajtjen e garës më të popullarizuar të këngës në kontinent. Salla e mrekullueshme “Wiener Stadhalle”, e njohur për manifestimet sportive e koncertet është në vlagën e punëve finale. DiePresse jep historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, për herë të parë në vitin 2004. “Deri tani nga dymbëdhjetë konkurrimet, pesë herë nuk kalon në pjesën finale”. Renditjen më të mirë Shqipëria e kishte në Azerbajxhan me këngëtaren Rona Nishliu me këngën “Suus” në vendin e pestë të finales. Renditja më e dobët e kishte në vitin 2008. Gazeta jep disa nga renditjet e këngëve shqiptare nga vitet e fundit. Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj me këngën e Bledar Sejko, “Identiteti” vendi i 15-të në gjysmëfinale, siç ishte dhe në vitin e kaluar e përfaqësuar nga Hersi po në vendin e 15 –të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Dirigjenti Thielemann merr drejtimin e Operës Shtetërore të Berlinit nga rivali i tij 3 days