Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria dhe Letonia shkojnë baras në pushimin e pjesës së parë

NULL NULL
10.06.2025 21:36

Pas pjesës së parë, Shqipëria po barazon 1:1 si mysafire e Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë e nisën keq kur u akordua penalti për vendësit, por goditjen e sulmuesit Janis Ikaunieks e mbrojti portieri Tomas Strakosha në minutën e 20-të.

Nëntë minuta më vonë, pas një harkimi të Arbër Hoxhës, u shënua një gol që fillimisht iu atribuua Rey Manajt, të shumë kritikuarit pas humbjes së penaltisë në fundjavë gjatë Serbisë, por që  ishte autogol i Antonijs Cernomordijs.

Ky i fundit e përmirësoi gabimin kur realizoi për 1:1 në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.