Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria dha emocione por nuk i mbijeton grupit të vdekjes në EURO 2024

NULL NULL
24.06.2024 20:55

Shqipëria është eliminuar nga EURO 2024 me një pikë nga grupi B.

Ndonëse ishin në grupin e vdekjes, shqiptarët luftuan në të tri ndeshjet.

Të parën e nisën me golin rekord, më të shpejtin në histori të Evropianeve, pasi Nedim Bajrami tronditi Italinë pas 22 sekondave. Por atë lojë e humbën 2:1.

Të dytën, kundër Kroacisë, prapë e nisën mirë, 0:1, po humbnin 2:1, dhe barazuan fare në fund 2:2.

Por ajo ishte pika e vetme, pasi që edhe në përballjen ndaj Spanjës, shqiponjat humbën minimalisht, 1:0.

________________________________________________________________________________________

90’+4

Mbyllet ndeshja. Spanja fiton 1:0.

90’+2′

Broja godet drejt portës por plogët. Raya sërish në vendin e duhur.

90′

Katër minuta shtesë sinjalizon gjyqtari.

84’

Dani Olmo largohet. Futet Alex Baena (Spanja).

81′

Ernes Muçi futet në vend të Jasir Asanit.

79′

Rivënie nga këndi për Spanjën.

77’

Kristian Asllani godet nga distanca por topi përfundon jashtë portës.

72

Lamine Yamali zëvendëson golashënuesin Ferran Torresit. Alvara Morata, Joselun.

71’

Medon Berisha zë vendin e Qazim Laçit.

70’

Arbër Hoxha në lojë. Largohet Nedim Bajrami.

69’

Jasir Asani godet nga distanca, por Raya e pret pa problem.

68’

Armando Broja bie në tokë i lënduar, por duke se do ta vazhdojë ndeshjen.

66’

Nedim Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për simulim pas duelit me Jesus Navasin.

65′

Rivënie nga këndi për Shqipërinë.

64′

Armando Broja pranon topin në zonë dhe godet, por David Raya mbron një goditje të fortë nga shqiptari.

62’

Fermin Lopez në lojë. Largohet Oyarzabal.

60′

Një orë lojë. Gjysmë orë shpresë për shqiptarët.

59’

Armando Broja zë vendin e Rey Manajt

55’

Nedim Bajrami futet në zonë por nuk arrin të gjuajë.

52’

Shqipëria nis një kundërsulm por nuk arrin të ketë një rast konkret.

50’

Olmo godet nga gjysma e fushës pasi zë Strakoshën larg portës, por topi përfundon në fundore.

46’

Robin Le Normand zë vendin e Aymeric Laporte te Spanja.

46′

Fillon pjesa e dytë. Shqipëria shpreson në përmbysje të rezultatit.

45′

Mbyllet pjesa e parë. Spanja po fiton 1:0 ndaj Shqipërisë.

45’+1′

Joselu godet jashtë portës.

45′

Një minutë lojë shtesë sinjalizojnë referët.

45′

Jasir Asani lanson goditjen e parë të Shqipërisë drejt portës por David Raya mbron shutin e tij të fortë nga distanca.

44′

Mikel Merino shpërdoron një rast për spanjollët. Godet lart mbi portë ndonëse ishte afër portës shqiptare.

43′

Rivënie nga këndi për spanjollët. Ata vendosin ta luajnë shkurt dhe asgjë nuk ndodh nga ky korner.

39′

David Raya gabon dhe degazhon topin në shpinën e bashkëlojtarit. Sidoqoftë, Spanja me fat dhe ai rimerr topin në duar.

37′

Rivënie nga këndi për Spanjën. Shqipëria shpëton.

30′

Gjysmë ore lojë. Shqipëria ndjek rezultatin.

24′

Rivënie nga këndi për Spanjën. Strakosha e dëbon topin por me shumë pasiguri.

21′

Dani Olmo godet nga distanca, por shumë larg portës.

13′

Ferran Tores realizon ndaj Shqipërisë. Furia e Kuqe po fiton 1:0.

 

 

12′

Spanja humb një shans të volitshëm. Mikel Merino godet me kokë, por Thomas Strakosha ndal goditjen.


10′

10 minuta lojë. Spanja dominon me top, por asnjë goditje nga asnjëra palë.

5′

Rivënie nga këndi për Shqipërinë. Topi dëbohet nga zona.

1′

Shqipëria e nis me iniciativë. Krosohet në zonë por mbrojtja e Spanjës tregohet vigjilente dhe dëbon topin.

_____________________________________________________________________________________________

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Spanjës e vlefshme për EURO 2024 ka filluar.

Shqiponjave u duhet fitorja për t’u kualifikuar në fazën e nokautit të Kampionatit Evropian.

Spanja ka qenë në formë fantastike në dy takimet e para, mirëpo ymytin kryesor Shqipëria e ta te formacionin i dytë që një herë kampioni i botës e ka vënë në fushë sonte.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.