Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri – Serbi luhet më 7 qershor 2025

NULL NULL
13.12.2024 22:03

Shqipëria e fillon fazën e kualifikimeve për Botërorin 2026, si mysafire e Anglisë.

Kjo ndeshje zhvillohet më 21 mars 2025.

Pas tri dite, në stadiumin “Air Albania” vjen Andorra.

7 qershori 2025 është data kur Shqipëria si vendase luan kundër Serbisë, njofton Klankosova.tv.

Tri ditë më vonë, “Shqiponjat” fluturojnë drejt Letonisë.

Me këtë kundërshtar është edhe dueli i 9 shtatorit, i cili luhet në Tiranë.

11 tetor 2025, zhvillohet përballja Serbi – Shqipëri, raporton Klankosova.tv.

Në udhëtim, kombëtarja Kuq e Zi e ka edhe ballafaqimin e radhës, pasi më 13 nëntor është mysafire e Andorrës.

Kampanja eliminatore për Shqipërinë mbyllet në “Air Albania” kundër yjeve anglezë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 20:45.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.