Shqipëri: Shpërthimi i bombolës shemb një pjesë të banesës, vdes e moshuara - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri: Shpërthimi i bombolës shemb një pjesë të banesës, vdes e moshuara

NULL NULL
07.05.2023 09:29
Zjarri

Një grua ka vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në një banesë në lagjen “11 janari” në Kuçovë.

Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës ishte shembur, e cila i ka zënë poshtë një çift të moshuarish.

Pas intervenimit të policisë dhe zjarrfikësve, u bë e mundur nxjerrja e burrit me inicialet M.K, i cili u dërgua për trajtim në spitalin rajonal në Berat, në gjendje stabile.

Dersa pa shenja jete është nxjerrur gruaja, A.K, e cila kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Rasti po hetohet nga autoritetet.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.