Shqipëri: Rritet rroga e mjekëve dhe infermierëve për 6 përqind NULL NULL 06.07.2022 13:27 06.07.2022 13:27 Rroga e mjekëve dhe infermierëve është rritur për 6 përqind në Shqipëri. Vendimi ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik, dhe u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë atje, Ogerta Manastirliu, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. “Duke filluar nga data 1 korrik, ashtu sikurse e kemi premtuar, për të gjithë mjekët, infermierët, të gjithë profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6 përqind. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptare, e cila sikurse oshte planifikuar hyn në fuqi në 1 korrik dhe shtyn efektet përgjatë gjithë vitit dhe në vazhdim. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë që ofrojnë shërbime në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastarliu. Ministrja theksoi se politika e rritjes së pagave është një politikë e përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor. /Abcnews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 04/07/2025
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025